Xhevat Hasanmetaj ka humbur jetën tragjikisht në një punëtori në Strellc i Ulët, si pasojë e rënies së disa dërrasave.
Spitali i Përgjithshëm i Pejës njofton se viktima është sjellë në spital pa shenja jete rreth orës 14:20. Procedurat e mëtejshme lidhur me rastin po zhvillohen në bashkëpunim me organet përkatëse.
Spitali shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit.




