Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se zhvillimet e fundit tregojnë një qasje parazgjedhore në institucione.
Ai ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për refuzimin e iniciativave të opozitës dhe mosfutjen në rend dite të rezolutës për vlerat e lirisë, duke e cilësuar këtë si standard të dyfishtë dhe kalkulim elektoral.
Sipas tij, ndonëse disa procese po vazhdojnë, bllokadat dhe vonesat tregojnë se fokusi është zhvendosur nga vendimmarrja drejt pozicionimit politik, ndërsa zgjedhjet po afrohen.




