Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka përkujtuar nisjen e Betejës së Koshares më 9 prill, duke e cilësuar si një nga momentet më historike të luftës çlirimtare.
Ai theksoi se gra e burra të bashkuar, së bashku me komandantin Rrustem Berisha dhe eprorët e tij, nisën misionin për të thyer kufirin, ndërsa beteja u shndërrua në simbol të sakrificës për liri dhe turpëroi ushtrinë serbe, duke pasuruar kombit shumë heronj.




