Sot shënohen 18 vjet nga miratimi i Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të po atij viti.
Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruese e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka uruar këtë përvjetor duke theksuar se kjo datë shënon momentin kur Kosova mori formën e saj të plotë juridike dhe politike.
Në reagimin e publikuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, thuhet se përkushtimi ndaj Kushtetutës mbetet parakusht për stabilitet, zhvillim dhe konsolidim demokratik të vendit.




