UEFA i ka besuar një ndeshje shumë të rëndësishme të “play-offit” të Ligës së Konferencës, Genc Nuzës dhe kolegëve të tij 👏
Nuza do të jetë gjyqtar kryesor në përballjen Strasbourg – Brondby, e cila do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Stade de la Meinau” në Francë, nga ora 20:00 🇫🇷 ✅
Shtatë herë i shpallur gjyqtari më i mirë në Kosovë dëshmon sërish besimin e madh që UEFA ka ndaj tij 😍
Në këtë takim, asistentë të tij do të jenë Bujar Selimaj dhe Granit Hyseni 💪
Në sistemin VAR do të shërbejë gjyqtari holandez Clay Ruperti, ndërsa në AVAR do të jetë Dardan Çaka 🖥️
Burim Jahmurataj do të mbajë rolin e gjyqtarit të katërt 🤝/GazetaOLLE




