Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kanë nderuar sot dëshmorët e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, në 27-vjetorin e rënies së tyre.
Ata bënë homazhe me respekt dhe përulje në Kompleksin Memorial në Koshare, pikërisht në përvjetorin e fillimit të Betejës së Koshares.
Sipas tyre, kjo ditë shënon një nga kapitujt më të lavdishëm të luftës çlirimtare, ku shumë luftëtarë dhanë jetën për lirinë që gëzon sot vendi.
“Lavdi e përjetshme trimave që ranë në këtë betejë!”, thuhet në reagimin e tyre.




