Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se ajo po e bllokon vendin përmes prodhimit të krizave të vazhdueshme.
Ai tha se që nga formimi i kabinetit qeveritar, i cili sipas tij përbëhet nga një numër i madh ministrash dhe zëvendësministrash, vendi nuk ka pasur stabilitet institucional.
Tahiri shtoi se, sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk ka paraqitur program qeverisës dhe nuk ka zhvilluar debat për politikat publike, duke e cilësuar këtë si mungesë të funksionimit normal të ekzekutivit.




