Çmimet e biletave për ndeshjet e ardhshme të Kupës së Botës po vazhdojnë të rriten, edhe pse turneu ende nuk ka nisur.
Sipas raportimeve të Associated Press, Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka shtuar një kategori të re biletash më ekskluzive, duke rritur më tej koston për ndjekjen e ndeshjeve nga stadiumi.
Rritja e çmimeve është vërejtur veçanërisht për ndeshjen hapëse të Shteteve të Bashkuara kundër Paraguait, që zhvillohet më 12 qershor në Inglewood.
Nëse më parë çmimi më i lartë për një biletë të klasit të parë arrinte rreth 2,735 dollarë, tani janë prezantuar edhe biletat “premium të rreshtit të parë”, të cilat shkojnë deri në rreth 4,105 dollarë.
Ky zhvillim ka nxitur diskutime të reja rreth kostos gjithnjë e më të lartë të ndjekjes së ndeshjeve nga stadiumet.




