Sot në ambientet e kazermës “Lidhja e Prizrenit” në Prizren u mbajt ceremonia e përfundimit të kursit “Pastrimi i fushëbetejave dhe deminim bazik” dhe certifikimit të 17 deminerëve të rinj që i shtohen radhëve të Kompanisë së Deminimit.
Ky trajnim u mbajt për 6 javë duke trajnuar pjestarët e rinj në përdorimin e pajisjeve dhe procedurat bazë të punës në deminim.
Në emër të Ministrit të Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Ajeti uroj kursantët e rinj me dëshirën që të punojnë me zell dhe përkushtim.
Në emër të KOMFSK, u.d.SHSHPFSK Kolonel Astrit Haliti ka përcjellur urimet më të sinqerta nga zinxhiri komandues i FSK duke uruar deminerët e rinj në misionin e tyre fisnik.




