Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në një takim kurtuazie ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha si bujqësia, arsimi dhe turizmi. Po ashtu, u theksua roli i mërgatës kosovare në Finlandë si urë lidhëse mes dy shteteve.
Palët shqyrtuan edhe mundësinë e binjakëzimit të Rahovecit me një komunë finlandeze, si dhe rritjen e bashkëpunimit institucional dhe promovimin e potencialeve të komunës.




