Ish-bashkëluftëtari Anton Quni ka evokuar figurën e komandantit të Betejës së Koshares, Agim Ramadani, duke e përshkruar si një strateg ushtarak, artist dhe simbol të lirisë.
Sipas Qunit, Ramadani bashkonte disiplinën ushtarake me shpirtin artistik, duke e parë lirinë si një vlerë jo vetëm ushtarake, por edhe kulturore dhe identitare.
Ai theksoi rolin kyç të Ramadanit në planifikimin dhe udhëheqjen e operacioneve të UÇK-së, veçanërisht në Betejën e Koshares, duke shtuar se ai ishte një komandant që udhëhiqte nga rreshti i parë dhe ndante çdo rrezik me ushtarët e tij.




