Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Kosova po përballet me mungesë kompromisi politik në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të vendit.
Në një intervistë në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Tahiri tha se vendi mund të hyjë në një proces të ri zgjedhor, duke theksuar se situata politike është e bllokuar për shkak të mosarritjes së marrëveshjeve ndërmjet partive.
“A e dini ku është Kosova sot? Kosova sot është në prag të procesit të pestë zgjedhor për një vit…”, u shpreh ai, duke kritikuar mungesën e gatishmërisë për kompromis dhe duke propozuar që opozita të ofrojë emra jopartiakë për president, mbi të cilët të arrihet marrëveshje.
Tahiri theksoi se nevojitet një zgjidhje konsensuale për të shmangur krizën institucionale dhe për të stabilizuar proceset politike në vend.




