Kryetari i degës së OVL-UÇK-së në Istog, Muhamet Demaj, ka folur në përvjetorin e Masakrës së Studenicës, duke dërguar mesazh kundër përçarjes së shqiptarëve.
Ai tha se sakrifica e viktimave dhe të mbijetuarve dëshmon më së miri historinë e dhimbshme të kësaj ngjarjeje dhe se uniteti i popullit nuk do të cenohet.
Masakra e Studenicës, e njohur si një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë, la të vrarë katër vajza nën moshën 15 vjeç, katër gra dhe dy burra, kryesisht nga familja Lipaj dhe një nga familja Zeqiraj.//eo//




