Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosmiratimin e propozimeve për uljen e çmimit të naftës.
Ai tha se LDK kishte propozuar heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, por sipas tij, Qeveria e ka refuzuar këtë masë.
Hoti e cilësoi këtë qasje si të dëmshme për ekonominë e tregut, duke thënë se rëndon qytetarët dhe rrit kostot e jetesës.




