Po zhvillohen dy ndeshjet çerekfinale të Champions League, ku Barcelona është në avantazh ndaj Atletico Madrid pas 45 minutave të para, ndërsa Liverpool dhe Paris Saint-Germain kanë mbyllur pjesën e parë pa gola.
Në stadiumin “Metropolitano”, Barcelona ka kaluar në epërsi që në minutën e katërt me golin e Lamine Yamal, pas një gabimi në mbrojtjen e vendasve.
Në minutën e 24-t, Ferran Torres ka dyfishuar epërsinë pas asistimit të Dani Olmo, duke e çuar rezultatin në 0-2. Atletico Madrid është rikthyer në lojë në minutën e 31-të me golin e Ademola Lookman për 1-2.
Në ndeshjen tjetër, mes Liverpool dhe Paris Saint-Germain, pjesa e parë është mbyllur pa gola. Në rast se rezultati mbetet i tillë, PSG do të kalonte tutje, pasi ka fituar ndeshjen e parë me 2-0.




