Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka reaguar ndaj rritjes së çmimeve në Kosovë, duke kritikuar mungesën e veprimeve konkrete nga Qeveria.
Ai ka theksuar se, ndonëse në vendet e BE-së pagat janë më të larta, çmimet e produkteve bazë janë më të ulëta, falë masave si ulja e taksave për derivatet.
Sipas tij, në Kosovë po vazhdon rritja e çmimeve të naftës dhe produkteve bazë, ndërsa qytetarët po përballen me vështirësi ekonomike.
Rrahmani ka paralajmëruar se dëmin do ta bartin qytetarët, veçanërisht familjet me të ardhura të ulëta, duke shtuar se tregu vështirë i ul çmimet pasi ato rriten.




