Është shtyrë seanca gjyqësore që ishte parashikuar të zhvillohej ditën e sotme ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në GJKKO.
Sipas raportimit të Euronews.al, duke iu referuar burimeve, Drejtoria e Burgjeve është urdhëruar të informojë Gjykatën mbi arsyet e mosnjoftimit të të pandehurit për seancën e sotme.
Seanca e radhës është caktuar për datën 27 prill, në orën 12:00, raporton Klankosova.tv.
Ndaj Veliajt rëndojnë disa akuza, përfshirë korrupsion pasiv në nëntë raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre.




