Beşiktaş po reflekton mbi blerjen përfundimtare të Kristjan Asllani, i cili është i huazuar nga Inter.
Sipas mediave turke, klubi italian kërkon rreth 11 milionë euro për kartonin e mesfushorit shqiptar, por drejtuesit e Beşiktaş nuk janë të gatshëm të paguajnë këtë shumë.
Klubi turk është i hapur për një ofertë prej 5-6 milionë eurosh, ndërsa forma në rritje e lojtarëve të tjerë në skuadër ka ndikuar që interesimi për Asllanin të zbehet.
Kjo situatë e vendos mesfushorin kuqezi përballë nevojës për të gjetur një zgjidhje të re për të ardhmen e tij.




