Stacioni Policor në Rahovec ka filluar zbatimin e një plani operativ për lirimin e hapësirave publike dhe trotuareve, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Plani po realizohet në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit dhe parasheh largimin e automjeteve të parkuara në mënyrë të kundërligjshme, mjeteve të dëmtuara apo të paregjistruara, si dhe pengesave të vendosura nga bizneset në hapësira publike.
Policia do të shtojë patrullimet në terren dhe ka paralajmëruar masa ligjore, përfshirë gjoba dhe largimin e detyrueshëm të pengesave për ata që shkelin rregullat.
Autoritetet kanë bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët dhe bizneset, duke theksuar se siguria në trafik mbetet prioritet.




