Emisari i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, po qëndron në Prishtinë ku pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti.
Vizita vjen pas takimit të tij në Beograd me presidentin Aleksandar Vuçiq, ku u diskutua për avancimin e dialogut dhe çështje të ndryshme të procesit të normalizimit.
Sipas burimeve diplomatike, po bëhen përgatitje për një rund të ri të dialogut në nivel të lartë, i cili nuk është mbajtur që nga shtatori 2023. BE synon rifillimin e bisedimeve në javët apo muajt në vijim.




