Ish-deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pasi është lënë jashtë Kryesisë së re të partisë, e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku.
Në reagimin e tij publik, Gashi konfirmoi se nuk është pjesë e strukturës së re drejtuese, duke theksuar se prej kohësh ka ngritur shqetësime për gjendjen brenda partisë dhe humbjen e besimit të brendshëm.
Ai bëri të ditur se ka propozuar veprime konkrete për reforma dhe për një qasje më gjithëpërfshirëse, por këto ide nuk kanë marrë mbështetjen e nevojshme, ndonëse sipas tij, problemet janë pranuar në parim.
Gashi kritikoi mungesën e ndryshimeve në kohë, duke vlerësuar se ekziston një hendek i madh mes LDK-së dhe votuesve të saj. Sipas tij, partisë i duhet një cikël i ri politik, me lidership dhe energji të re, si dhe rikthim i besimit mbi vlerat autentike.
Ai shtoi se do të vazhdojë angazhimin e tij politik duke qëndruar, siç tha, në anën e parimeve, votuesit dhe së vërtetës.
Në fund, Gashi ngriti pyetjen nëse LDK-ja do ta gjejë forcën për ndryshimin e nevojshëm, duke lënë të hapur të ardhmen e zhvillimeve brenda partisë.




