Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka shprehur shqetësim për rritjen e investimeve ushtarake të Serbia dhe ndikimin që kjo po ka në sigurinë rajonale.
Në një deklarim në emisionin FIVE, Ibishi tha se edhe qytetarët në Serbi janë të shqetësuar për procesin e armatimit, ndërsa shtoi se situata po krijon tensione në gjithë Ballkanin.
Ai theksoi se Serbia po furnizohet me armë nga vende si Kina, Rusia dhe Irani, gjë që sipas tij po rrit pretendimet dhe rrezikun ndaj vendeve fqinje, përfshirë Kosovën dhe shtetet e tjera të rajonit.
Ibishi shtoi se stërvitjet ushtarake pranë kufijve, përfshirë zonën e Bujanocit, po ndikojnë në rritjen e frikës te banorët shqiptarë, ndërsa ngriti shqetësim edhe për nivelin e lartë të shpenzimeve ushtarake të Serbisë dhe armatimet e avancuara që po siguron.




