Shefi i Grupit Parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, ka komentuar arsyen pse kryeministri Albin Kurti nuk po e fton liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, në diskutimet për zgjedhjen e presidentit.
Tahiri tha se Kurti e njeh mirë pozicionin e AAK-së dhe se kjo parti nuk pranon të bëhet pjesë e, siç e quajti ai, një “spektakli politik” që synon konsumimin e opozitës.
Ai theksoi se takimet një me një nuk kanë sjellë dhe nuk kanë për qëllim, sipas tij, arritjen e një zgjidhjeje për president unifikues të vendit.




