Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, së bashku me përfaqësues të institucionit, ka zhvilluar një takim me Shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, David Amaglobeli, në kuadër të Takimeve Pranverore 2026 në Washington DC.
Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit makroekonomike dhe financiare në Kosovë, si dhe progresi në kuadër të Raportit të Konsultimeve të Nenit IV për vitin 2026.
Guvernatori Ismaili theksoi përkushtimin e BQK-së për reforma strukturore, forcim të kornizës rregullative dhe ruajtje të stabilitetit financiar, duke përmendur edhe angazhimin në nisma rajonale si SEETAC.
Nga ana e tij, përfaqësuesi i FMN-së vlerësoi bashkëpunimin me BQK-në dhe progresin institucional, duke theksuar rëndësinë e asistencës teknike dhe vazhdimit të reformave.
Të dy palët u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në funksion të stabilitetit makrofinanciar dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës.//EO//




