Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikolaos Dendias, në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë.
Gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë, aktivitetet aktuale të KFOR-it dhe prioritetet për të ardhmen.
Gjeneralmajor Ulutaş vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të Greqisë në kuadër të KFOR-it dhe mbështetjen e saj ndër vite.




