Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, do të qëndrojë nesër për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai do të pritet me ceremoni ushtarake nga homologu i tij, Ejup Maqedonci, duke filluar nga ora 10:30.
Pas takimit, dy ministrat do të mbajnë konferencë për media, e cila është paralajmëruar të nisë në orën 11:00.




