Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi, ka kërkuar dënim maksimal me burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit për vrasjen e saj, duke theksuar se gjatë procesit gjyqësor është dëshmuar organizimi i krimit.
Ai tha se provat dhe deklaratat e të akuzuarve tregojnë për përfshirjen e Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës në planifikimin dhe ekzekutimin e vrasjes.
Në fund, ai kërkoi që gjykata të shqiptojë dënimin me burgim të përjetshëm, duke thënë se vetëm një vendim i tillë do të lehtësonte dhimbjen e familjes.//EO//




