Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka dekretuar shpalljen e gjashtë ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, që prekin sektorë kyç të zhvillimit.
Sipas saj, këto ligje hapin rrugë për investime në energji të pastër, rritjen e efiçencës në ndërtesa publike, përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe trajtimin e ujërave të zeza.
Po ashtu, synojnë forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe zgjerimin e mundësive për të rinjtë në arsimin e lartë.
Haxhiu theksoi se përmes këtyre marrëveshjeve, Kosova thellon partneritetin me Bashkimin Evropian dhe institucionet financiare ndërkombëtare, duke avancuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit evropian.




