Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët me hyrjen në sezonin e verës, për shkak të rritjes së rrezikut nga zjarret si pasojë e temperaturave të larta.
Sipas agjencisë, kushtet verore favorizojnë përhapjen e shpejtë të zjarreve në zona pyjore dhe fushore, duke rrezikuar jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin.
AME u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin ndezjen e zjarreve në natyrë, të mos hedhin cigare të ndezura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë te shërbimet emergjente.
Po ashtu, qytetarët ftohen të lajmërojnë menjëherë në numrat pa pagesë 112, 193 dhe 192 në rast rreziku, ndërsa theksohet se shkaktimi i zjarreve, qoftë me dashje apo nga pakujdesia, përbën vepër penale./EO/




