Qeveria e Kosovës ka miratuar përbërjen e re të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë.
Ministrja Donika Gërvalla tha se ndryshimet janë bërë pas një numri ankesash dhe me qëllim rritjen e transparencës, profesionalizmit dhe besueshmërisë në procesin e vlerësimit.
Komisioni i ri përfshin anëtarë për fushat kryesore të së drejtës dhe do të procedohet për miratim në Kuvend./EO/




