Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka prezantuar raportin “Drejtësia Civile në Kosovë 2025”, ku evidentohen vonesa të mëdha dhe dyshime për trajtim të pabarabartë të rasteve civile në gjykata.
Sipas raportit, lëndët civile zgjasin mesatarisht rreth 1451 ditë deri në vendim të formës së prerë, ndërsa disa raste mbeten të pazgjidhura edhe mbi 12 vjet.
IKD thekson nevojën për respektim të rendit kronologjik dhe përmirësim të efikasitetit gjyqësor, duke paralajmëruar se këto vonesa cenojnë të drejtën për gjykim brenda afatit të arsyeshëm./EO/




