Këngëtari, Arian Agushi, ka reaguar pas vendimit për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, duke theksuar se, përtej drejtësisë njerëzore, ekziston edhe përgjegjësia morale dhe shpirtërore.
Ai u shpreh se asnjë arsyetim nuk mund ta justifikojë një krim të tillë dhe se, sipas tij, çdo veprim do të gjykohet edhe në një dimension më të lartë, përtej institucioneve tokësore.
Agushi shprehu lutje për shpirtin e Liridonës dhe solidaritet me familjen e saj, duke uruar paqe dhe drejtësi.
Në reagimin e tij, ai përgëzoi edhe vendimin e gjykatës, duke e cilësuar si një hap drejt vendosjes së drejtësisë.




