Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker.
Gjatë takimit, Kurti ka falënderuar SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe ka theksuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë, përfshirë trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai ka vlerësuar rolin e NATO-së në Kosovë dhe ka theksuar rëndësinë e përshpejtimit të anëtarësimit të vendit në aleancë.
Kurti ka folur edhe për situatën e sigurisë në rajon, duke e cilësuar atë të brishtë dhe duke përmendur rreziqe që, sipas tij, lidhen me zhvillimet në vendet fqinje dhe ndikimet e jashtme në Ballkanin Perëndimor.




