Ministrja Arbërie Nagavci ka komentuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, duke vlerësuar se partitë opozitare mund të bëjnë llogaritje të gabuara.
Ajo u shpreh se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës mund të mendojnë se nuk kanë çfarë të humbin, por sipas saj, rrezikojnë të gabojnë sërish.
Nagavci theksoi se qytetarët, veçanërisht në momente të ndjeshme, dinë të bëjnë vlerësimin e duhur.




