Shefi i Grupit Parlamentar të Partia Demokratike e Kosovës, Arian Tahiri, i është kundërpërgjigjur deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti për takimet dhe ofertat politike me opozitën.
Tahiri ka thënë se PDK-ja nuk ka refuzuar asnjë takim dhe se, sipas tij, nuk ka pasur ftesa formale në adresë të partisë, duke shtuar se komunikimet përmes mesazheve nuk përbëjnë proces serioz institucional.
Ai ka theksuar se çështja tashmë është e përmbyllur nga PDK-ja, duke e cilësuar procesin si të pasuksesshëm për shkak të mungesës së vullnetit politik nga pala tjetër.




