Adriatik H Kryeziu ka bërë të ditur se, së bashku me kolegen e tij, kanë pritur në ambientet e ambasadës së Kosovës në Otavë profesorin nga University of Ottawa, Keri Kettle.
Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit akademik ndërmjet ambasadës, Universitetit të Otavës dhe universiteteve të Kosovës. Dr. Kettle, i cili ka shërbyer edhe në misionin paqeruajtës në Kosovë në vitin 1999, është dekoruar me medalje të ndryshme ndërkombëtare për kontributin e tij.




