Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, vlerëson se çmimet e naftës nuk përcaktohen më vetëm nga oferta dhe kërkesa, por gjithnjë e më shumë nga zhvillimet gjeopolitike dhe pritjet e investitorëve.
Sipas tij, tregu global është në një fazë pasigurie, ndaj luhatje të çmimeve priten edhe në periudhën në vijim.
Ai shton se ulja e çmimit të naftës bruto mund të lehtësojë koston e karburanteve dhe të ndikojë pozitivisht në transport, prodhim dhe inflacion, por efektet afatgjata do të varen nga zhvillimet ekonomike globale.




