Ministri Andin Hoti ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës së Ndërtimit, Valon Vataj, ku është diskutuar për sfidat kryesore të sektorit, me theks te siguria dhe shëndeti në punë.
Vataj theksoi nevojën për ndarje më të qartë të përgjegjësive mes punëdhënësve, punëtorëve dhe institucioneve, si dhe ngriti shqetësimin për trajnimet dhe certifikimet që, sipas tij, po trajtohen shpesh si formalitet.
Palët u pajtuan për forcimin e bashkëpunimit dhe nisjen e një fushate vetëdijësuese, ndërsa pritet edhe përfshirja në ndryshimet ligjore për përmirësimin e standardeve të sigurisë në ndërtim./EO/




