Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 19 të pandehurve, të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Sipas vendimit të gjyqtares së procedurës paraprake, Marigona Lajqi, paraburgimi ndaj të dyshuarve është caktuar nga 18 prill 2026 deri më 18 maj 2026.
Të dyshuarit, të identifikuar me iniciale, po hetohen për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.




