Prokuroria Themelore në Pejë ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës A.K., e dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Sipas hetimeve, e dyshuara gjatë periudhës 29 nëntor 2025 – 26 janar 2026, në një shtëpi në rrugën “Ndue Pёrlleshi” në Pejë, dyshohet se ka marrë nga kasaforta e pronarit rreth 176,900 dollarë dhe 3,750 euro, duke shfrytëzuar qasje me çelës.
E dyshuara aktualisht ndodhet në ndalim 48-orësh, ndërsa prokuroria kërkon vazhdimin e masës së paraburgimit.




