Kryeministri në ardhje i Hungarisë, Peter Magyar, ka deklaruar se vendi i tij do të respektojë detyrimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC), duke përfshirë arrestimin e liderëve të kërkuar, nëse ata hyjnë në territorin hungarez.
Ai u shpreh se kjo vlen edhe për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, për të cilin ICC ka lëshuar urdhër arresti në lidhje me luftën në Gaza.
Magyar tha gjithashtu se do të rishqyrtojë vendimin e mëparshëm të Hungarisë për tërheqje nga ICC dhe synon rikthimin e marrëdhënieve më të forta me Bashkimin Evropian.




