Prokuroria e Shtetit dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me qëllim forcimin e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe shpëlarjes së parasë.
Marrëveshja parasheh shkëmbim të shpejtë të të dhënave ndërinstitucionale, përdorimin e analizës së riskut dhe teknologjisë moderne për identifikimin e parregullsive, si dhe raportim më efikas të rasteve të dyshimta.
Drejtori i ATK-së, Mentor Hyseni, tha se ky bashkëpunim forcon qasjen proaktive në hetimin e rasteve dhe rrit efikasitetin institucional.
Ndërkohë, përfaqësuesi i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros, vlerësoi marrëveshjen si hap të rëndësishëm në luftën kundër krimit financiar dhe në forcimin e institucioneve të drejtësisë.




