Boksierja kosovare Donjeta Sadiku do të zbresë sot në ring në kuadër të “World Boxing Cup” që po zhvillohet në Foz do Iguaçu, Brazil (20–27 prill 2026).
Sadiku garon në kategorinë deri në 60 kilogramë dhe e kaloi raundin e parë pa luftë. Sonte ajo do të përballet me boksieren nga Zelanda e Re, Jordan Wilson.Meçi i saj është paraparë të zhvillohet në ringun “A”, duke filluar nga ora 22:00 sipas kohës lokale.
Ky turne ka rëndësi të madhe, pasi pikët e fituara ndikojnë në kualifikimet për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.




