Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, është rikthyer te VfL Wolfsburg si lojtar i lirë, pas katër sezonesh te FC Augsburg.
28-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjatë deri në verën e vitit 2030, duke u bërë përforcimi i parë i klubit për sezonin e ardhshëm.
Rexhbeçaj e cilësoi rikthimin si moment të veçantë në karrierë, ndërsa klubi vlerësoi përvojën dhe lidhjen e tij me Wolfsburgun.




