Me 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u shpreh i bindur se qytetarët e Kosovës së shpejti do të kenë sigurime shëndetësore, duke theksuar se ligji është kthyer më herët nga Gjykata Kushtetuese për çështje procedurale.
Ai tha se Ministria do të punojë për zbatimin e ligjit dhe realizimin e reformës në shëndetësi.
Deputetët e opozitës theksuan mungesën e debatit të mjaftueshëm dhe problemet në sistemin shëndetësor, por deklaruan se do ta mbështesin ligjin, duke e cilësuar si reformë të rëndësishme për qytetarët.




