Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka vlerësuar ish-presidentin Hashim Thaçi, duke e cilësuar si figurë që përfaqëson historinë e Kosovës.
Në një postim në Facebook, ai tha se Thaçi është i lidhur ngushtë me luftën çlirimtare dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës, duke e quajtur pjesë të pandashme të historisë së shtetit.
Lushtaku shprehu krenari për bashkudhëtimin me të në periudha të ndryshme, duke theksuar se historia, sipas tij, nuk i harron ata që i shërbejnë vendit me nder.




