Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të ndara të kontrabandimit me mallra në rajonin e Kamenicës dhe në Han të Elezit.
Në rastin e parë, në fshatin Hodonovc të Kamenicës, policia ka ndaluar një traktor me pajisje të dyshuara si të kontrabanduara.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa malli dhe traktori janë konfiskuar.
Në rastin e dytë, në Gorancë të Hanit të Elezit, është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i dyshuar për kalim të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandë me mallra.
Gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur mallra të dyshuara pa dokumentacion përkatës.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura dhe malli janë sekuestruar si prova materiale.




