Ramush Haradinaj ka kujtuar ngjarjet e fundit të prillit të vitit 1998, duke i cilësuar si ndër momentet më të përgjakshme të luftës çlirimtare në Dukagjin.
Ai ka theksuar se luftëtarët e parë që u kthyen me armët e lirisë ranë heroikisht në përballje me forcat armike në kufi.
Haradinaj ka njoftuar se së bashku me bashkëluftëtarë, familjarë dhe kolegë ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë, në nderim të dëshmorëve.
Sipas tij, sakrifica e tyre mbetet mesazh i vendosmërisë për liri, ndërsa ka përkujtuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe dëshmorët e saj.





