Ramush Haradinaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar si një nga figurat më të rëndësishme të jetës akademike shqiptare.
Ai ka vlerësuar kontributin e Qosjes, veçanërisht në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve gjatë periudhave të vështira, duke theksuar rolin e tij në jetën publike dhe shkencore.
Haradinaj u shpreh se ndarja e tij lë një boshllëk të madh, ndërsa vepra dhe trashëgimia e Qosjes do të mbeten pjesë e përhershme e historisë dhe kujtesës kombëtare.
Ai e përmbylli reagimin me nderim për figurën e akademikut.




