Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, duke dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vjet burgim.
Pas vendimit, avokati i Murselit, Shemsedin Piraj, ka paralajmëruar se do të ushtrohet ankesë në Gjykatën e Apelit.
Ai theksoi se ankesa do të dorëzohet pasi të pranohet dhe shqyrtohet aktgjykimi i plotë./EO/




